Forcat izraelite nisin sulmet tokësore dhe ajrore në Gazën Qendrore
Siç edhe paralajmëruan një ditë më parë, Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore. Kjo ka shkaktuar valë të reja zhvendosjeje të civilëve. Operacioni filloi herët të hënën, vetëm disa orë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime për evakuim për banorët e gjashtë blloqeve të banimit në [...]Read More...

Siç edhe paralajmëruan një ditë më parë, Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore.
Kjo ka shkaktuar valë të reja zhvendosjeje të civilëve.
Operacioni filloi herët të hënën, vetëm disa orë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime për evakuim për banorët e gjashtë blloqeve të banimit në pjesën jugperëndimore të qytetit.
Zona është aktualisht e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur nga Rafah dhe Khan Younis, në Gazën jugore.
/abcnews.al/