Foto: Formacionet e ndeshjes Kosova-Suedia

Ndeshja zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 The post Foto: Formacionet e ndeshjes Kosova-Suedia appeared first on Albinfo.

Foto: Formacionet e ndeshjes Kosova-Suedia

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Kosova-Suedia, që zhvillohet nga ora 20:45, shkruan albinfo.ch.

Ndaj Suedisë, Albion Rrahmani starton në sulm përkrah Vedat Muriqit, ndërsa Baton Zabërgja luan në krahun e djathtë të sulmit.

Ndaj Zvicrës në krahun e djathtë ishte Ermal Krasniqi. Në stol ka mbetur edhe Muharrem Jashari. Dion Gallapeni starton në vend të Leart Paçaradës në krahun e majtë të mbrojtjes. Ndërkohë në vend të Amir Rrahmanit në qendër të mbrojtjes paraqitet Fidan Aliti.

Alexander Isak nuk do të startojë te Suedia ndaj Kosovës, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Sulmi i Suedisë përbëhet nga Viktor Gyokeres dhe Anthony Elanga, dy yje të tjerë të Premier Leagues.

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomason ka vendosur për formacion 3-5-2.

The post Foto: Formacionet e ndeshjes Kosova-Suedia appeared first on Albinfo.