FOTOLAJM/ ‘Gjurmët’ e tajfunit Kajiki në Vietnam, tre të vdekur dhe mbi 7000 banesa të dëmtuara
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e tajfunit Kajiki, i cili goditi bregdetin verilindor të Vietnamit të hënën, kanë bërë të ditur autoritetet vendase. Sipas mediave shtetërore, mes viktimave është edhe një 90-vjeçar që humbi jetën kur shtëpia e tij u shemb nga [...]Read More...

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e tajfunit Kajiki, i cili goditi bregdetin verilindor të Vietnamit të hënën, kanë bërë të ditur autoritetet vendase.
Sipas mediave shtetërore, mes viktimave është edhe një 90-vjeçar që humbi jetën kur shtëpia e tij u shemb nga reshjet intensive. Një tjetër viktimë u shënua në provincën Nghe An, ku një burrë përpiqej të siguronte çatinë e shtëpisë së tij përpara stuhisë.
Tajfuni ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar gati 7,000 banesa, rrëzuar 18,000 pemë dhe përmbytur mijëra hektarë. Sipas një deklarate të qeverisë vietnameze, 331 shtylla elektrike janë rrëzuar, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa provinca.
Të martën në mëngjes, reshjet e shiut vazhduan me intensitet të lartë, duke sjellë përmbytje në rrugët e kryeqytetit Hanoi, ku makinat u panë të zhytura deri në çati.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Vietnamit njoftoi se dy aeroporte, një në Thanh Hoa dhe tjetri në provincën Quang Binh, mbetën të mbyllura të martën, pas pezullimit të fluturimeve një ditë më parë për shkak të motit ekstrem.
Autoritetet po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe rikuperimin e zonave të prekura, ndërkohë që parashikuesit e motit paralajmërojnë për reshje të mëtejshme gjatë ditëve në vijim.
/ abcnews.al /