Franca do të njohë Palestinën si shtet të pavarur
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se vendi i tij ka marrë vendimin për njohjen e shtetit të Palestinës. “Franca, duke qëndruar besnike ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Afërt, ka vendosur ta njohë shtetin e Palestinës”, deklaroi Macron në një postim në Facebook. […] The post Franca do të njohë Palestinën si shtet të pavarur appeared first on Albinfo.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se vendi i tij ka marrë vendimin për njohjen e shtetit të Palestinës.
“Franca, duke qëndruar besnike ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Afërt, ka vendosur ta njohë shtetin e Palestinës”, deklaroi Macron në një postim në Facebook.
Ai tha se shpallja formale do të bëhet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.
Lidhur me konfliktin në Gaza, Macron theksoi urgjencën për ndaljen e luftimeve dhe mbrojtjen e civilëve. “Paqja është e mundur”, u shpreh ai, duke shtuar se është e domosdoshme të arrihet menjëherë një armëpushim, të lirohen të gjitha pengjet dhe të garantohet ndihmë humanitare për popullin palestinez.
The post Franca do të njohë Palestinën si shtet të pavarur appeared first on Albinfo.