Franca drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit

Parlamenti i Francës pritet të debatojë më 19 janar 2026 projektligjin për kufizimin e rrjeteve sociale, i cili parasheh ndalimin e përdorimit të tyre për fëmijët nën 15 vjeç dhe vendosjen e një “ore policore digjitale” për moshat 15-18 vjeç. Sipas draftit, nga 1 shtatori 2026 platformat online nuk do të mund të ofrojnë shërbime

Franca drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit
Franca drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit

Franca drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit

Parlamenti i Francës pritet të debatojë më 19 janar 2026 projektligjin për kufizimin e rrjeteve sociale, i cili parasheh ndalimin e përdorimit të tyre për fëmijët nën 15 vjeç dhe vendosjen e një “ore policore digjitale” për moshat 15-18 vjeç.

Sipas draftit, nga 1 shtatori 2026 platformat online nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rrjeteve sociale për nën-15-vjeçarët. Ligji synon gjithashtu zgjerimin e ndalimit të telefonave mobilë, që nga viti 2018 vlen për shkollat më të ulëta, edhe në shkollat e mesme të larta, raporton AFP.

Projektligji u propozua më 18 nëntor nga deputetë të partisë së presidentit Emmanuel Macron, i cili e ka mbështetur publikisht ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët.

Nisma vjen mes shqetësimeve për ndikimin e rrjeteve sociale te të rinjtë, përfshirë ekspozimin ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, ngacmimin kibernetik dhe çrregullimet e gjumit. Këto debate janë nxitur edhe nga raste tragjike, si ai i një 15-vjeçari francez që kreu vetëvrasje në vitin 2024, ndërsa familja e tij ka paditur platforma si TikTok dhe Meta, duke i akuzuar për përmbajtje që nxisnin vetëdëmtimin.

Ndërkohë, Australia u bë këtë muaj vendi i parë që ndaloi rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, duke përfshirë platforma si TikTok, Instagram, Facebook, YouTube dhe Snapchat.