Franca drejt një krize të re politike teksa kryeministri përballet me votëbesim

Franca rrezikon të humbë kryeministrin e të tretë brenda 12 muajve, sepse kryeministri i tanishëm, François Bayrou, e ka kërkuar votëbesimin e Parlamentit, të cilin pritet ta humbë gjatë një seance të hënën pasdite. Kjo pritet të shkaktojë edhe më shumë paqëndrueshmëri për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian. Kryeministri centrist, 74 [...]Read More...

Franca drejt një krize të re politike teksa kryeministri përballet me votëbesim

Franca rrezikon të humbë kryeministrin e të tretë brenda 12 muajve, sepse kryeministri i tanishëm, François Bayrou, e ka kërkuar votëbesimin e Parlamentit, të cilin pritet ta humbë gjatë një seance të hënën pasdite.

Kjo pritet të shkaktojë edhe më shumë paqëndrueshmëri për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian.

Kryeministri centrist, 74 vjeç – i emëruar nga presidenti Emmanuel Macron para më pak se nëntë muajsh – po rrezikon me shpresën se votimi do t’i bashkojë deputetët e ndarë thellësisht të Asamblesë Kombëtare, pas kërkesave të tij për shkurtimin e shpenzimeve publike.

Bayrou beson se shkurtimet janë të nevojshme për t’i frenuar deficitin dhe borxhet në rritje të shtetit francez.

Por, deputetët e opozitës janë zotuar se do ta shfrytëzojnë rastin për ta rrëzuar Bayroun dhe Qeverinë e tij pakicë të përbërë nga ministra centristë dhe djathtistë. Shkarkimi i tij do ta detyronte Macronin ta nisë një tjetër kërkim të lodhshëm për ta gjetur zëvendësuesin e tij.