Franca përballet me zjarrin më të madh në dekada
Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe më të madhe se qyteti i Parisit, duke rrezikuar një pjesë të konsiderueshme të territorit dhe duke krijuar situatë alarmante për banorët dhe autoritetet lokale. Zjarri, i cili ka marrë [...]Read More...

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës.
Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe më të madhe se qyteti i Parisit, duke rrezikuar një pjesë të konsiderueshme të territorit dhe duke krijuar situatë alarmante për banorët dhe autoritetet lokale.
Zjarri, i cili ka marrë përmasa të mëdha në pak orë, ka përfshirë pyje të dendura dhe ka shkatërruar të paktën 25 shtëpi në fshatrat përreth, raporton The Mirror.
Si pasojë, mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa turistët që ndodheshin në zonë janë evakuuar për t’u siguruar nga rreziku i zjarrit.
Për shkak të përhapjes së flakëve dhe tymit të dendur, autoritetet kanë mbyllur shumë rrugë dhe kanë ndaluar qarkullimin në disa zona për të lehtësuar punën e zjarrfikësve dhe për të parandaluar aksidentet.
“Është një katastrofë me përmasa të papara më parë,” tha kryeministri francez, François Bayrou gjatë vizitës në zonën e prekur, duke shprehur solidaritetin me të gjithë të prekurit dhe duke siguruar se qeveria po mobilizohet në maksimum për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe në ringritjen e zonave të dëmtuara.