Francë, fermerët protestojnë kundër marrëveshjes tregtare BE-Amerikë e Jugut

Fermerët në Francë organizuan protestë sot jashtë Pallatit të Versajës kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe bllokut tregtar të Amerikës së Jugut “Mercosur”. Më 17 shtator, një peticion që kërkon shfuqizimin e ligjit të diskutueshëm Duplomb do të debatohet në Asamblenë Kombëtare Franceze pasi mblodhi mbi 2.13 milionë nënshkrime, njoftoi grupi [...]Read More...

Francë, fermerët protestojnë kundër marrëveshjes tregtare BE-Amerikë e Jugut

Fermerët në Francë organizuan protestë sot jashtë Pallatit të Versajës kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe bllokut tregtar të Amerikës së Jugut “Mercosur”.

Më 17 shtator, një peticion që kërkon shfuqizimin e ligjit të diskutueshëm Duplomb do të debatohet në Asamblenë Kombëtare Franceze pasi mblodhi mbi 2.13 milionë nënshkrime, njoftoi grupi parlamentar “Franca e Panënshtruar” (LFI).

Ligji vjen pas protestave të gjera të fermerëve vitin e kaluar, gjatë të cilave punëtorët bujqësorë shprehën zemërim ndaj politikave qeveritare dhe një marrëveshjeje të planifikuar të tregtisë së lirë midis BE-së dhe bllokut tregtar të Amerikës së Jugut “Mercosur”.

Fermerët, të cilët thanë se marrëveshja do të çonte në konkurrencë të padrejtë dhe do të përkeqësonte kufizimet ekzistuese në sektor, çuan traktorët e tyre në Paris dhe bllokuan kryeqytetin për ditë të tëra.

Në përgjigje, qeveria premtoi reforma dhe përmirësime për të mbështetur sektorin bujqësor pas negociatave me sindikatat e fermerëve.