Francë: Kosova prezantohet në “Marché International du Film d’Animation (MIFA)”
Kosova u prezantua me dinjitet përmes programit “Anibar Genesis Pitch”, ku gjashtë animatore të reja kosovare shpalosën projektet e tyre krijuese para profesionistëve të industrisë së animacionit. The post Francë: Kosova prezantohet në “Marché International du Film d’Animation (MIFA)” appeared first on Albinfo.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë është krenare që kontribuoi në organizimin e një koktej në kuadër të pjesëmarrjes së Kosovës në « Marché International du Film d’Animation (MIFA) », në Annecy, së bashku me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe festivalin Anibar, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, Kosova u prezantua me dinjitet përmes programit “Anibar Genesis Pitch”, ku gjashtë animatore të reja kosovare shpalosën projektet e tyre krijuese para profesionistëve të industrisë së animacionit.
Kjo pritje ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar dhe fuqizuar zhvillimin e industrisë vendore të filmit të animuar në Kosovë.
Kosova po tregon edhe një herë se është e gatshme të zë vendin e saj në skenën ndërkombëtare të animacionit.
The post Francë: Kosova prezantohet në “Marché International du Film d’Animation (MIFA)” appeared first on Albinfo.