“Franga, dollarë dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e dorëzojnë në polici
Policia po vazhdon të jetë adresa e parë për qytetarët. Dy qytetarë (S.B dhe L.B), mbrëmë rreth 22:00 e kanë dorëzuar në stacionin policor në Podujevë, një portofol me para dhe dokumente, të cilat i janë kthyer pronarit. Njoftimi u bë nga Policia përmes faqes në Facebook. “Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe gjestet humane”, thuhet


Policia po vazhdon të jetë adresa e parë për qytetarët.
Dy qytetarë (S.B dhe L.B), mbrëmë rreth 22:00 e kanë dorëzuar në stacionin policor në Podujevë, një portofol me para dhe dokumente, të cilat i janë kthyer pronarit.
Njoftimi u bë nga Policia përmes faqes në Facebook.
“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe gjestet humane”, thuhet në njoftim.


