Frikë nga uria/ OKB paralajmëron për krizë ushqimore në Myanmar
Përveç luftës, Myanmar po përballet edhe me një tjetër krizë. Agjencitë e ndihmës paralajmërojnë një krizë urie, pas shkatërrimit të vendit nga lufta. Programi Botëror i Ushqimit, bën apel urgjent për më shumë donacione për të shmangur një katastrofë. Lufta civile që shpërtheu që pas grushtit ushtarak të shtetit të vitit 2021 ka shkatërruar ekonominë [...]Read More...

Përveç luftës, Myanmar po përballet edhe me një tjetër krizë. Agjencitë e ndihmës paralajmërojnë një krizë urie, pas shkatërrimit të vendit nga lufta. Programi Botëror i Ushqimit, bën apel urgjent për më shumë donacione për të shmangur një katastrofë. Lufta civile që shpërtheu që pas grushtit ushtarak të shtetit të vitit 2021 ka shkatërruar ekonominë në pjesën më të madhe të Myanmarit dhe ka krijuar një krizë ushqimore.
Situata në Rakhine që është e izoluar nga pjesa tjetër e vendit për shkak të një bllokade ushtarake është dukshëm më problematike se në zona të tjera, shkruan BBC.
“Njerëzit nuk mund të dalin jashtë. Nuk ka punë. Çmimet janë pesëfishuar”, tha një banor i kampit për BBC-në.
/abcnews.al/