Fronti i ftohtë sjell reshje të dendura në Zvicër, mbyllen disa qafa malore

Fronti i ftohtë sjell reshje të dendura në Zvicër, mbyllen disa qafa malore

Qafat malore Furka, Nufenen dhe Susten janë tashmë të mbyllura, ndërsa priten edhe mbyllje të tjera për shkak të kushteve atmosferike, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të MeteoSwiss, në perëndim të kantonit të Tesinit mund të bien nga 70 deri në 120 milimetra shi, me intensitetin më të madh të reshjeve të parashikuar mes orës 17:00 dhe 19:00.

Qeveria federale ka vendosur paralajmërimin për reshje në nivelin 2 nga 5. Për shkak se toka është tashmë e lagësht, niveli i lumenjve dhe përrenjve mund të rritet shpejt. Paralajmërimi në disa rajone vlen deri në orën 03:00 të natës mes së mërkurës dhe së enjtes

Në zonat malore, reshjet e borës mund të vështirësojnë më tej qarkullimin, ndaj drejtuesit e automjeteve këshillohen të informohen për gjendjen e rrugëve para nisjes. /Albinfo.ch

The post Fronti i ftohtë sjell reshje të dendura në Zvicër, mbyllen disa qafa malore appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.