Fronti Izrael-Palestinë/ Ministria e Shëndetësisë: Mbi 60.000 palestinezë në Gaza janë vrarë që nga tetori
Më shumë se 60,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamas. Sulmi izraelit u lançua si hakmarrje për sulmin e Hamasit dhe grupeve të tjera militante, të cilat vranë rreth 1,200 persona dhe morën rreth 250 të tjerë si pengje. Në 24 orët [...]Read More...

Më shumë se 60,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamas.
Sulmi izraelit u lançua si hakmarrje për sulmin e Hamasit dhe grupeve të tjera militante, të cilat vranë rreth 1,200 persona dhe morën rreth 250 të tjerë si pengje.
Në 24 orët e fundit, 113 persona janë vrarë dhe 637 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, duke e çuar numrin e palestinezëve të vrarë që nga tetori 2023 në 60,034. Po ashtu, është raportuar se nga këto 113 viktima, 22 janë lidhur me pikë ndihme.
Numri i të vdekurve nuk bën dallim midis ushtareve dhe civilëve.
Ministria shtoi: “Disa viktima ende ndodhen nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë në ta për momentin.”