“Fshat” në hënë/ Plani i madh i NASA, gati brenda dekadës së ardhshme

NASA ka zbuluar planet për një fshat në Hënë, me synimin për të krijuar një prani të qëndrueshme njerëzore. Administratori i agjencisë amerikane të hapësirës, Sean Duffy tha se synimi është që plani të jetë vënë në zbatim brenda dekadës së ardhshme. Sipas direktivave të Duffy, NASA do të shqyrtojë propozime për një reaktor bërthamor [...]Read More...

“Fshat” në hënë/ Plani i madh i NASA, gati brenda dekadës së ardhshme

NASA ka zbuluar planet për një fshat në Hënë, me synimin për të krijuar një prani të qëndrueshme njerëzore.

Administratori i agjencisë amerikane të hapësirës, Sean Duffy tha se synimi është që plani të jetë vënë në zbatim brenda dekadës së ardhshme.

Sipas direktivave të Duffy, NASA do të shqyrtojë propozime për një reaktor bërthamor prej 100 kilovatësh që do të jetë gati për t’u përdorur deri në vitin 2030 dhe që ka synim të sigurojë një burim energjie të vazhdueshëm, thelbësor për operacionet hënore afatgjata.

NAS ka plane të mëdha me misionin e saj Artemis II që do të dërgojë katër astronautë një udhëtim drejt Hënës për herë të parë pas më shumë se gjysmë shekulli.

Edhe pse ata nuk do të ulen në sipërfaqen e Hënës, gjatë misionit Artemis II, astronautët do të testojnë raketën Space Launch System dhe anijen kozmike Orion.

Misioni do të zhvillohet gjatë 10 ditëve dhe në vitin 2027 do të niset Artemis III, mision gjatë të cilit dy astronautë do të ulen në hënë dhe do të duhet të jetojnë atje për rreth shtatë ditë.

Kjo do të krijonte bazat për objektivin e madh: fshati hënor. Dhe NASA është me nxitim, pasi Kina dhe Rusia kanë njoftuar plane të ngjashme për reaktor bërthamorë. Afati i vendosur nga Duffy synon që të ruajë lidershipin e Shteteve të Bashkuara në eksplorimin e hënës./abcnews.al