FSK shpëton dy familje të ngujuara në fshatin Xërxë të Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka dalë me një njoftim mbi gjendjen aktuale pas vërshimeve si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Bazuar në njoftim, reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunë, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre. Ndërkohë u bë e ditur se ekipet emergjente të komunës

FSK shpëton dy familje të ngujuara në fshatin Xërxë të Rahovecit
FSK shpëton dy familje të ngujuara në fshatin Xërxë të Rahovecit

FSK shpëton dy familje të ngujuara në fshatin Xërxë të Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka dalë me një njoftim mbi gjendjen aktuale pas vërshimeve si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Bazuar në njoftim, reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunë, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë u bë e ditur se ekipet emergjente të komunës bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot realizuan evakuimin e dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara.

“Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar u kujdes edhe stafi i QKMF-së në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore, ndërsa janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor!”, thuhet në njoftim.