Java e fundit e gushtit me temperatura deri në 36 gradë

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot të qëndrueshëm, intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit, sidomos gjatë ditëve, kur në disa zona pritet të jetë deri në 35–36 gradë Celsius.
Të hënën, parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë.
Të martën moti parashihet kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 35 gradë. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi nga një deri në katër metra në sekondë.
Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë.
Të enjten moti do të jetë me diell, ndërsa vranësirat pritet të përqendrohen në zonave malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë.
Të premten parashihet mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 36 gradë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



