Nis fushata për “Nismën e Neutralitetit” në Zvicër

Nis fushata për “Nismën e Neutralitetit” në Zvicër

Mbështetësit e “Nismës së Neutralitetit” kanë nisur zyrtarisht fushatën për referendumin që do të mbahet më 27 shtator, kur qytetarët zviceranë do të vendosin nëse do ta mbështesin ose jo këtë propozim, transmeton albinfo.ch.

Nisma është promovuar nga organizata Pro Schweiz, e cila është e afërt me Partinë Popullore Zvicerane (SVP).

Propozimi kërkon që neutraliteti i përhershëm i armatosur i Zvicrës të përfshihet në Kushtetutë. Sipas iniciuesve, neutraliteti tradicional i vendit është zbehur ndër vite për shkak të bashkëpunimit gjithnjë e më të madh me organizata dhe shtete të huaja.

Mbështetësit argumentojnë se ndryshimi kushtetues do të garantonte ruajtjen e neutralitetit të Zvicrës edhe në të ardhmen dhe do ta mbronte vendin nga përfshirja në aleanca ndërkombëtare që, sipas tyre, bien ndesh me këtë parim./Albinfo.ch

The post Nis fushata për “Nismën e Neutralitetit” në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.