Fushë e re futbolli në Picalle: Investim i FSHF-së për fëmijë dhe të rinjtë

Fushë e re futbolli në Picalle: Investim i FSHF-së për fëmijë dhe të rinjtë
Kryeqyteti iu shtua një tjetër terren modern futbolli me inaugurimin e fushës së re në zonën e Picallës. Investimi është realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në bashkëpunim me akademinë “Tirona Republic Football Academy”.
Ceremonia e inaugurimit u mbajt në prani të Armand Duka, presidenti i FSHF-së, drejtuesve të akademisë, përfaqësuesve të komunitetit sportiv, prindërve dhe dhjetëra fëmijëve që do të kenë mundësinë të stërviten në këtë impiant të ri.
Ky projekt është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për zgjerimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin dhe krijimin e kushteve optimale për zhvillimin e futbollit të fëmijëve dhe të rinjve. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Armand Duka theksoi rëndësinë e investimeve në terrenet sportive dhe theksoi se futbolli duhet të jetë sa më pranë fëmijëve.
“Jam vërtet shumë i lumtur që marr pjesë sot në këtë ceremoni inaugurimi të kësaj fushe, e cila nuk është thjesht një fushë futbolli me bar artificial, por është mendimi ynë për të investuar për ju dhe të gjithë bashkëmoshatarët tuaj, për të luajtur futboll, për t’u rritur sa më të gëzuar dhe për t’u edukuar sa më mirë nëpërmjet futbollit. Jam shumë i bindur që i gjithë brezi ynë ka borxhe karshi moshës suaj për infrastrukturën që duhet të bëjë për futbollin.”
Armand Duka theksoi gjithashtu se është detyrë e të gjitha institucioneve që të krijojnë kushte sa më të mira për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.
“Fatmirësisht, ne në Shqipëri jemi vendi i parë në Evropë që e dashurojmë futbollin. Të gjithë prindërit duhet t’i sjellin fëmijët në futboll. Të gjithë fëmijët të bëjnë ‘presion’ te prindërit që t’i dërgojnë në futboll. Detyra e të gjitha institucioneve është që të krijojnë sa më shumë kushte dhe kemi deficite për infrastrukturën sportive dhe fushat e futbollit. Por sot jemi në një rast të mirë, në një shembull që është për t’u ndjekur nga të gjithë.”
Ai iu drejtua drejtuesve të akademisë “Tirona Republic Football Academy” dhe i falënderoi për këtë bashkëpunim, duke theksuar se fushë është investuar nga FSHF dhe nga financat private të drejtuesve të akademisë.
“Unë dua të falënderoj drejtuesit e akademisë ‘Tirona Republic Football Academy’. Është një bashkëpunim me Federatën e Futbollit. Siç dihet, kjo fushë është investuar nga FSHF dhe nga financat private të drejtuesve të akademisë. Dua t’i falënderoj që kanë marrë këtë iniciativë dhe të sensibilizoj të gjithë ata që e duan futbollin dhe ata që kanë mundësi, por që nuk merren me futboll, që t’i bashkohen iniciativës sonë për të bërë sa më shumë fusha futbolli dhe për të qenë sa më pranë jush për të përmirësuar infrastrukturën, që vërtet t’ju plotësojmë kushtet juve që të ndiqni ëndrrën dhe pasionin tuaj, për të vazhduar këtë lojë të bukur.”
Fusha e re në Picallë është një tjetër investim konkret i FSHF-së në kuadër të projektit “100 Fushat”, që synon rritjen e numrit të terreneve sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në të gjithë Shqipërinë.
Me pak fjalë
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka inauguruar një fushë të re futbolli në Picalle, në bashkëpunim me akademinë “Tirona Republic Football Academy”. Investimi është pjesë e projektit “100 Fushat” dhe synon të ofrojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.
Personat e përmendur
- Armand Duka - Armand Duka
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




