Futbollisti Smakaj transferohet në Austri
Art Smakaj zyrtarisht te LASK Linz,eprezentuesi i Kosovës transferohet nga Kroacia në Austri The post Futbollisti Smakaj transferohet në Austri appeared first on Albinfo.

Mesfushori i talentuar i Kosovës, Art Smakaj, ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij duke u transferuar nga Lokomotiva Zagreb te klubi austriak LASK Linz. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Bundesligës austriake, i cili e ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e 22-vjeçarit, shkruan albinfo.at.
Sipas njoftimit të LASK-ut, Smakaj ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërsa vlera e transferimit raportohet të jetë rreth 700 mijë euro.
“Reprezentuesi i Kosovës, Art Smakaj, do të veshë fanellën e LASK-ut në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit nga Linzi, i cili aktualisht garon në elitën e futbollit austriak dhe synon të forcojë radhët për sezonin e ri.
Ky transferim e sjell Smakajn në të njëjtin klub me një tjetër emër të njohur kosovar – Valon Berishën, i cili prej kohësh është pjesë e LASK-ut dhe një nga figurat kyçe të ekipit.
Me këtë lëvizje, Smakaj jo vetëm që përforcon pozitën e tij në arenën ndërkombëtare, por gjithashtu pasuron prezencën e futbollistëve shqiptarë në kampionatin austriak. /Albinfo.ch
The post Futbollisti Smakaj transferohet në Austri appeared first on Albinfo.