Futbollistja kosovare Qëndresa Krasniqi me hap të ri në karrierë,  transferohet te Grasshopper

Futbollistja kosovare, Qëndresa Krasniqi, është transferuar te klubi zviceran Grasshopper, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale. Mesfushorja 31-vjeçare, e cila deri tani ishte pjesë e skuadrës së Baselit, njihet si një nga lojtaret më të dalluara që ka pasur ndonjëherë futbolli i Kosovës. Në arenën ndërkombëtare, ajo përfaqëson kombëtaren […] The post Futbollistja kosovare Qëndresa Krasniqi me hap të ri në karrierë,  transferohet te Grasshopper appeared first on Albinfo.

Futbollistja kosovare Qëndresa Krasniqi me hap të ri në karrierë,  transferohet te Grasshopper

Futbollistja kosovare, Qëndresa Krasniqi, është transferuar te klubi zviceran Grasshopper, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale.

Mesfushorja 31-vjeçare, e cila deri tani ishte pjesë e skuadrës së Baselit, njihet si një nga lojtaret më të dalluara që ka pasur ndonjëherë futbolli i Kosovës. Në arenën ndërkombëtare, ajo përfaqëson kombëtaren shqiptare dhe ka qenë një prej lojtareve më të rëndësishme në formacionin kuqezi.

“Qëndresa është shumë e fortë në aspektin teknik dhe e njeh mirë kampionatin. Përvoja e saj do të jetë një mbështetje e madhe për ekipin tonë,” u shpreh drejtori sportiv i Grasshopperit, Theo Karapetsas, përcjell albinfo.ch.

Përveç angazhimit në Kosovë dhe Shqipëri, Krasniqi ka përfaqësuar edhe klube të tjera zvicerane si Yverdon, Aarau dhe Basel, duke ndërtuar një karrierë të pasur dhe të qëndrueshme në futbollin evropian.

 

The post Futbollistja kosovare Qëndresa Krasniqi me hap të ri në karrierë,  transferohet te Grasshopper appeared first on Albinfo.