‘Gabim fatal nëse Hamas nuk çarmatoset’, Krisafi: Karta e tyre e vetme, pengjet
Nga fronti i luftës, në frontin e paqes, Izraeli dhe Hamasi kanë dorëzuar pengjet e para mes tyre. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha per ‘War Report‘ se do të ishte fatale për Hamasin nëse nuk çarmatoset. Në analizën e tij, Krisafi tha se karta e vetme që kishte Hamas ishin pengjet, të cilat [...]Read More...

Nga fronti i luftës, në frontin e paqes, Izraeli dhe Hamasi kanë dorëzuar pengjet e para mes tyre.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha per ‘War Report‘ se do të ishte fatale për Hamasin nëse nuk çarmatoset. Në analizën e tij, Krisafi tha se karta e vetme që kishte Hamas ishin pengjet, të cilat u dorëzuan.
“Problemi i Hamas është që nëse nuk çarmatoset në këtë moment do të ishte fatal për të sepse dorëzuan pengjet kartën e tyre. Nëse nis lufta pas disa ditësh apo pas disa kohësh, Izraeli nuk do të ketë asnjë vijë të kuqe dhe do të përballet fuqishëm me ta.
Do të ishte veprim idiot nëse nuk do të çarmatosej në këtë moment.
Nëse do të ndodh, ku vlen të përmendet që mund të ndodh disa ditë apo disa muaj në vijim, dhe mund ta bëjë trupa paqeruajtëse. Hamasi mund t’i dorëzohet arabëve. Nëse ata nuk do pranojnë çarmatosjen në këtë moment, do të ishte veprim fatal për ta.” / abcnews.al /