Gani Dreshaj me letër të hapur: Kontributi për Kosovën nuk matet me fjalë, por me vepra

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, u është drejtuar qytetarëve të Istogut dhe mbarë Kosovës me një letër të hapur, në të cilën ka shpalosur rrugëtimin e tij jetësor, politik dhe kombëtar, duke theksuar se angazhimi i tij për vendin ka qenë gjithmonë i udhëhequr nga përgjegjësia

Gani Dreshaj me letër të hapur: Kontributi për Kosovën nuk matet me fjalë, por me vepra
Gani Dreshaj me letër të hapur: Kontributi për Kosovën nuk matet me fjalë, por me vepra

Gani Dreshaj me letër të hapur: Kontributi për Kosovën nuk matet me fjalë, por me vepra

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, u është drejtuar qytetarëve të Istogut dhe mbarë Kosovës me një letër të hapur, në të cilën ka shpalosur rrugëtimin e tij jetësor, politik dhe kombëtar, duke theksuar se angazhimi i tij për vendin ka qenë gjithmonë i udhëhequr nga përgjegjësia dhe jo nga ekspozimi publik.

Dreshaj kujton angazhimin e hershëm në demonstratat studentore të vitit 1981, jetesën dhe veprimtarinë shumëvjeçare në Gjermani, si dhe rolin e tij aktiv në mbështetje të figurave të luftës së UÇK-së përballë gjykatave ndërkombëtare, duke theksuar se ka qenë i pranishëm gjithmonë aty ku kërkohej përgjegjësi reale për Kosovën.

Ai ka vënë në pah kontributin e tij si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, forcimin e lidhjeve me Gjermaninë dhe Evropën, si dhe investimet konkrete në Istog, përfshirë infrastrukturën rrugore, sportin dhe projektet strategjike në energji dhe teknologji. Sipas tij, këto nuk janë premtime politike, por vepra të realizuara.

Në letrën e tij, Dreshaj thekson se qëndron mbi ndarjet partiake dhe se kandidon jo për poste apo interesa partiake, por për qytetarët dhe zhvillimin e komunave. “Kjo letër nuk është arsyetim, por sqarim,” thekson ai, duke nënvizuar se do të vazhdojë të angazhohet për liri, drejtësi dhe Kosovë, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj njerëzve.