Gashi dhe Ibrahimi takim në selinë e Alternativës: VLEN dëshmon unitetin dhe legjitimitetin

Pas përhapjes së disa lajmeve të pavërteta nëpër portale të ndryshme dhe rrjete sociale, ku spekulohej se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mund të tërhiqet nga posti dhe se ekzistojnë mosmarrëveshje brenda koalicionit, vetë kryetari ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe simbolike, shkruan InfoShqip. Sot në selinë e partisë Alternativa u zhvillua një takim […] The post Gashi dhe Ibrahimi takim në selinë e Alternativës: VLEN dëshmon unitetin dhe legjitimitetin appeared first on InfoShqip.com.

Gashi dhe Ibrahimi takim në selinë e Alternativës: VLEN dëshmon unitetin dhe legjitimitetin

Pas përhapjes së disa lajmeve të pavërteta nëpër portale të ndryshme dhe rrjete sociale, ku spekulohej se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mund të tërhiqet nga posti dhe se ekzistojnë mosmarrëveshje brenda koalicionit, vetë kryetari ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe simbolike, shkruan InfoShqip.

Sot në selinë e partisë Alternativa u zhvillua një takim mes liderëve të koalicionit VLEN, përfshirë Afrim Gashin, Zeqirija Ibrahimin dhe përfaqësues të tjerë të koalicionit.

Në një atmosferë miqësore dhe të qeshur, drejtuesit theksuan legjitimitetin e përfaqësimit të tyre, jo vetëm në Kuvend, por edhe në terren. Takimi u vlerësua si dëshmi e unitetit dhe koordinimit të fuqishëm brenda VLEN-it./InfoShqip.cpm

Në vazhdim postimi në rrjetin social Facebook:

“Legjitimitetin sot nuk e dëshmuam vetëm në Kuvend, por edhe në selinë Alternative të VLEN-it.
Legjitimiteti dhe uniteti lexohet edhe në buzëqeshjet e njerëzve”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

The post Gashi dhe Ibrahimi takim në selinë e Alternativës: VLEN dëshmon unitetin dhe legjitimitetin appeared first on