Gashi takoi zëvendës ministren e jashtme të Greqisë: Të forcohet bashkëpunimi dypalësh

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopolu. Siç njofton kabineti i Gashit, zëvendësministren greke kanë shkëmbyer mendime për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe për procesin e mëtejshëm […]

Gashi takoi zëvendës ministren e jashtme të Greqisë: Të forcohet bashkëpunimi dypalësh

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopolu. Siç njofton kabineti i Gashit, zëvendësministren greke kanë shkëmbyer mendime për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe për procesin e mëtejshëm të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari Gashi konkludoi se të dy vendet janë në rrugë shumë të mirë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale, duke pasur parasysh bashkëpunimin dhe komunikimin intensiv midis qytetarëve, në fushën e ekonomisë dhe turizmit, me potenciale për intensifikimin në infrastrukturën rrugore, energjetikën, arsimin, kulturën dhe në të gjitha fushat e tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Kryetari Gashi e ka falënderuar Greqinë për mbështetjen e saj në procesin e integrimit evropian të vendit, pas anëtarësimit në NATO, që është rezultat, siç tha, i Marrëveshjes së Prespës.

Diplomatja greke nga ana tjetër tha se Maqedonia e Veriut mund ta konsiderojë vend mik Greqinë.

“Zëvendësministrja e MPJ-së greke ka uruar Kryetarin Gashi për zgjedhjen e tij në këtë funksion, duke thënë se Maqedonia e Veriut ka mik të sinqertë Greqinë. Ky, tha Papadopolu, është mesazhi që po juа sjell nga e gjithë lidershipi i Greqisë – se ne jemi miq, fqinjë, aleatë, partnerë në NATO dhe një ditë do të jemi edhe partnerë në BE”, njofton kabineti i Gashit.

Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë rritur tensionet midis tyre, të cilat erdhën pas betimit që presidentja e re e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë marrjes së detyrës, ku përmendi vetëm emrin Maqedoni në vend të emrit kushtetues të shtetit.

Vazhdës së reagimeve ndërkombëtare iu bashkëngjitën edhe SHBA-ja dhe Franca, të cilat i bënë thirrje qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbetet e fokusuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare.

LEXO: SHBA dhe Franca i bënë thirrje qeverisë së re në Maqedoni që të respektojë obligimet ndërkombëtare LEXO: Mickoski: Qeveria e ardhshme do ta respektojë në detaje “Marrëveshjen e Prespës”, të njëjtën ta bëjë edhe Greqia LEXO: Johanes Han: Jam i shqetësuar për situatën në Maqedoninë e Veriut, Marrëveshja e Prespës duhet respektuar LEXO: Micotakis “do të këput litarin” nësë autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk e respektojnë Marrëveshjen e Prespës