Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
Rritet fluksi i pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës - TIA: Milano, Londra, Roma janë destinacionet e preferuara The post Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës appeared first on Albinfo.

Referuar statistikave të fundit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës vijon të shënojë rritje në numrin e pasagjerëve dhe të destinacioneve ajrore, përcjell albinfo.ch.
Vetëm gjatë muajit qershor 2025, në këtë aeroport janë realizuar 6,170 fluturime drejt 84 destinacioneve në 24 shtete dhe ndërsa janë pritur 999,688 pasagjerë gjatë muajit qershor 2025.
Këto të dhëna reflektojnë zgjerimin e rrjetit ajror që lidh Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës dhe më gjerë, duke i dhënë më shumë alternativa udhëtimi si pasagjerëve vendas por dhe atyre të huaj.
Ky muaj shënoi edhe rikthimin e disa destinacioneve të preferuara. Referuar të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, top 5 destinacionet më të kërkuara mbeten: Milano, Londra, Roma, Bolonja dhe Venecia.
Ndërkohë, rritjen e fluksit të pasagjerëve e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare nga INSTAT, ku në tremujorin e parë të vitit 2025 kanë udhëtuar me linja ajrore 2 milionë pasagjerë, kështu duke shënuar një rritje prej 9,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, në transportin ajror gjatë tremujorit të parë 2025 kanë operuar 19 shoqëri ajrore, ku nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 65.146 avionë, nga të cilët 79,5 % të tyre e zë numri i mbikalimeve. Këto shifra dëshmojnë rritjen e kërkesës për udhëtime.
The post Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës appeared first on Albinfo.