Gati për Sunny Hill Festival? Ja çfarë mund të merrni me vete

A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të Festivalit Sunny Hill? A keni menduar se çfarë të merrni me vete? @sunnyhill_festival Essentials packed, let’s vibe! ????☀️ #sunnyhill #sunnyhillfestival #kosovo #prishtina #prishtinacity #kosovatiktok #viraltiktok #giveaway ♬ original sound – Sunny Hill Festival Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë. Prishtinë, Na ndajnë edhe pak […]

Gati për Sunny Hill Festival? Ja çfarë mund të merrni me vete

A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të Festivalit Sunny Hill?

A keni menduar se çfarë të merrni me vete?

@sunnyhill_festival Essentials packed, let’s vibe! #sunnyhill #sunnyhillfestival #kosovo #prishtina #prishtinacity #kosovatiktok #viraltiktok #giveaway ♬ original sound – Sunny Hill Festival

Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë. Prishtinë, Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i Festivalit Sunny Hill. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të merrni me vete dhe atyre që nuk lejohen në hapësirat e festivalit.

Ky udhëzues është menduar për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për një përvojë të paharrueshme, të sigurt dhe pa shqetësime.

Çka mund të merrni me vete?

ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues; Powerbank – që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira; Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar. SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda; Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta; Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura; Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.

Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve!

Substanca të paligjshme dhe narkotike; Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj); Ushqime e pije nga jashtë; Objekte të mprehta. Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar: