“Gaza duhet të boshatiset”, eksperti analizon idenë e Trump: SHBA mund të detyrojë Jordaninë dhe Egjiptin që të pranojnë palestinezët

TIRANË- Ideja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dërgimin e të mbijetuarve palestinezë nga atdheu i tyre, në zonën e shkatërrimit të Rripit të Gazës, për në vendet e tjera arabe u kundërshtua ashpër nga pjesa më e madhe e rajonit. Shefi i shtëpisë së Bardhë, Donald Trump u tha [...]Read More...

“Gaza duhet të boshatiset”, eksperti analizon idenë e Trump: SHBA mund të detyrojë Jordaninë dhe Egjiptin që të pranojnë palestinezët

TIRANË- Ideja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dërgimin e të mbijetuarve palestinezë nga atdheu i tyre, në zonën e shkatërrimit të Rripit të Gazës, për në vendet e tjera arabe u kundërshtua ashpër nga pjesa më e madhe e rajonit.

Shefi i shtëpisë së Bardhë, Donald Trump u tha gazetarëve  se Egjipti dhe Jordania duhet të marrin palestinezët nga Gaza, një zgjidhje kjo që sipas tij mund të jetë e përkohshme ose afatgjatë.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në “Faqja 4” në ABC News  tha se pas kësaj ideja të Trump vështirë se do ketë zgjidhje me krijimin e dy shteteve në këtë rajon.

Ai theksoi se SHBA e kanë potencialin për t’i detyruar shtet si Egjipti dhe Jordania për t’i pritur palestinezët, nëse do realizohet plani, për shpërnguljen e tyre nga Gaza.

“Mundësia e një zgjidhje me dy shtete duket se do jetë shumë larg nga kjo administratë e Donald Trump. Zgjidhja me dy shtete, larg objektivit. SHBA kanë mundësinë t’i shantazhojnë, t’i detyrojnë, si Jordaninë, si Egjiptin. Nuk është se është deklaratë krejtësisht e pabazë dhe Izraeli e ka mundësinë që palestinezët në Gaza për ti larguar në Egjipt. Nëse SHBA janë të kësaj ideje,  për ta bërë, kanë mundësi ta bëjnë. Fakti që janë me këtë ide, nuk është një gjë e mirë”, tha ai.

Ai shtoi se nëse palestinezët largohen nga Gaza, ata nuk do kenë më asnjë mundësi të kthehen pas.

“Nëse palestinezët të largohen nga Gaza, nuk kanë asnjë mundësi që të kthen dhe Gaza do jetë tashmë pjesë e Izraelit. Ka një lloj logjike ajo që thotë Trmup, sepse palestinezët kanë jetuar në një burg të hapur. Nëse palestinezët dëbohen nga Gaza, padiskutim Gaza do jetë pjesë e Izraelit dhe do kemi një kolonizim”, theksoi ai./abcnews.al