Gaza/ Kamioni me ushqime përmbyset mes turmës, të paktën 20 të vrarë

Të paktën 20 persona u vranë në Gaza, pasi një kamion u përmbys, ndërsa po shpërndaheshin ndihmat ushqimore. Kamioni u përmbys mbi një turmë njerëzish që ishin grumbulluar në pritje të ushqimeve. “Kamioni u përmbys ndërsa qindra civilë po prisnin ndihma ushqimore në zonën Nuseirat, në qendër të rripit të Gazës”, tha zëdhënësi i agjencisë [...]Read More...

Gaza/ Kamioni me ushqime përmbyset mes turmës, të paktën 20 të vrarë

Të paktën 20 persona u vranë në Gaza, pasi një kamion u përmbys, ndërsa po shpërndaheshin ndihmat ushqimore. Kamioni u përmbys mbi një turmë njerëzish që ishin grumbulluar në pritje të ushqimeve.

“Kamioni u përmbys ndërsa qindra civilë po prisnin ndihma ushqimore në zonën Nuseirat, në qendër të rripit të Gazës”, tha zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes Mahmoud Bassal.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja kamioni ishte detyruar nga ushtria izraelite që të përdorte rrugë të rrezikshme që ishin bombarduar më parë.