Genti Martinaj, shembull i frymëzimit për të gjithë të rinjtë shqiptarë

Genti rrjedh nga familja Martinaj, e njohur në Kroaci si familje bujare dhe e respektuar, e cila me sukses menaxhon biznesin familjar The post Genti Martinaj, shembull i frymëzimit për të gjithë të rinjtë shqiptarë appeared first on Albinfo.

Genti Martinaj, shembull i frymëzimit për të gjithë të rinjtë shqiptarë

Genti Martinaj është shembulli i suksesit të rinisë shqiptare në Kroaci, një profesionist i njohur në fushën e aviacionit, i cili çdo ditë dëshmon se ëndrrat realizohen me punë, përkushtim dhe pasion.

I lindur në Prizren dhe i rritur në Velika Gorica, Genti ka ndjekur shkollimin fillor dhe të mesëm në Kroaci, duke treguar që nga fëmijëria një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj dijes. Pasionin e tij për avionët dhe teknologjinë e motorëve e ka zhvilluar me studime dhe specializime të ndryshme.

Sot, Genti punon si aviomekanik i specializuar, duke mirëmbajtur avionë të llojeve Airbus A320, Boeing 737, Boeing 777 dhe duke kryer inspektime të detajuara dhe procedura komplekse për parandalimin, korrigjimin dhe servisimin e komponentëve. Profesionizmi i tij garanton fluturime të sigurta dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, shkruan Lidhja Shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Genti rrjedh nga familja Martinaj, e njohur në Kroaci si familje bujare dhe e respektuar, e cila me sukses menaxhon biznesin familjar.

Ai është krenaria e shqiptarëve në Kroaci, duke treguar se të rinjtë tanë mund të shkëlqejnë dhe të japin kontribut të madh në çdo sektor të rëndësishëm në Evropë.

The post Genti Martinaj, shembull i frymëzimit për të gjithë të rinjtë shqiptarë appeared first on Albinfo.