Gërvalla dhe sekretari i përgjithshëm i GCC-së flasin për bashkëpunimin në Kosovë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit (GCC), Jasem Mohamed Albudaiwi, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve anëtare të kësaj organizate me rëndësi strategjike. Në këtë takim, Gërvalla theksoi rëndësinë e

Gërvalla dhe sekretari i përgjithshëm i GCC-së flasin për bashkëpunimin në Kosovë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit (GCC), Jasem Mohamed Albudaiwi, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve anëtare të kësaj organizate me rëndësi strategjike.

Në këtë takim, Gërvalla theksoi rëndësinë e vendosjes së një komunikimi të rregullt dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm me GCC-në, si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për zgjerimin e pranisë dhe afirmimin e saj në skenën ndërkombëtare. Me këtë rast, ajo prezantoi disa nga mundësitë konkrete për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Gërvalla falënderoi sekretarin Albudaiwi për takimin miqësor dhe konstruktiv, duke shprehur pritjet për hapat e ardhshëm drejt ndërtimit të një dialogu të vazhdueshëm dhe bashkëpunimi të strukturuar ndërmjet Kosovës dhe GCC-së.