Gërvalla me akuza: Fatmir Sejdiu e ktheu LDK-në në degë të PDK-së, degradimi total ndodhi me Isa Mustafën

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka akuzuar ish-kryetarët e LDK-së, Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu për degradimin e kësaj partie. Ajo ka thënë se degradimi i LDK-së nisi me Fatmir Sejdiun, ndërsa degradimi total u bë nga Isa Mustafa. Gërvalla ka thënë se Sejdiu e kthehu LDK-në në degë të PDK-së. “Duke filluar nga viti […]

Gërvalla me akuza: Fatmir Sejdiu e ktheu LDK-në në degë të PDK-së, degradimi total ndodhi me Isa Mustafën

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka akuzuar ish-kryetarët e LDK-së, Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu për degradimin e kësaj partie.

Ajo ka thënë se degradimi i LDK-së nisi me Fatmir Sejdiun, ndërsa degradimi total u bë nga Isa Mustafa.

Gërvalla ka thënë se Sejdiu e kthehu LDK-në në degë të PDK-së.

“Duke filluar nga viti 2014, së bashku me presidenten Osmani po edhe shumë njerëz të tjerë të cilët kanë qenë figura qindore të LDK-së jemi përpjekur ta ndalim degradimin total të asaj partie. Pra ajo që filloi me presidentin Sejdiu që LDK-ja u kthye në një degë të PDK-së, pastaj degradimi total në kohën kur Isa Mustafa u bë kryetar i LDK-së. Një njëri që jo vetëm që nuk e lidh asgjë më LDK-në, por i cili në vazhdimësi gjatë qëndrimit të tij në Gjermani e ka luftuar LDK-në me të gjitha mjetet”, u shpreh ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

“Për një gjë jam e sigurtë, që LDK –ja për ato tri shkronjat të cilat e simbolizojnë përpjekjen për liri, pavarësi dhe demokraci janë gjëja e fundit të cilën e mendon politikisht Isa Mustafa. Ne jemi përpjekur në vazhdimësi ta ndalim këtë degradim. Kemi hasur në pengesa të jashtëzakonshme. Nuk kemi qenë të suksesshëm.” – ka thënë ndër të tjera ajo.