Gërvalla: Sot do të përpiqemi të dalim nga një situatë që nuk i pëlqen askujt

Gërvalla: Sot do të përpiqemi të dalim nga një situatë që nuk i pëlqen askujt

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se është optimiste se legjislatura e re do të jetë “legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë, edhe e zhvillimeve të mira për vendin tonë”.

Para seancës konstituive të Kuvendit, ajo ka thënë se sot do të përpiqen të dalin nga një situatë që nuk i pëlqen askujt.

“Mirëmëngjesi të gjithëve në këtë ditë kaq të bukur për demokratinë e vendit tonë. Mbas zgjedhjeve të mira, zgjedhjeve demokratike, zgjedhjeve parlamentare, edhe sot do të shkojmë të zgjedhim, të konstituojmë Kuvendin edhe të përpiqemi të dalim nga një situatë e cila nuk i pëlqen askujt, aq më së paku votuesve, qytetarëve të Republikës së Kosovës. Jam plot optimizëm që kjo legjislaturë do të jetë legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë, edhe e zhvillimeve të mira për vendin tonë, për qytetarët e vendit tonë, por edhe për të gjithë ne në përgjithësi”, ka thënë ajo./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.