Giqa Knushi reagon ashpër ndaj AAK-së në Junik: Mos më shtini me fol për do sene që nuk folen
Gjeneral Giqa Knushi ka reaguar ashpër pas një postimi të degës së AAK-së në Junik, ku përmendeshin “çantat me para” në kohë të fushatës zgjedhore, duke aluduar në drejtim të LDK-së dhe kandidatit për kryetar, Ruzhdi Shehu. Në reagimin e tij, Knushi ka thënë se qytetarët e Junikut i njohin mirë të gjithë dhe dinë […]

Gjeneral Giqa Knushi ka reaguar ashpër pas një postimi të degës së AAK-së në Junik, ku përmendeshin “çantat me para” në kohë të fushatës zgjedhore, duke aluduar në drejtim të LDK-së dhe kandidatit për kryetar, Ruzhdi Shehu.
Në reagimin e tij, Knushi ka thënë se qytetarët e Junikut i njohin mirë të gjithë dhe dinë se kush është kush, duke shtuar se “krejt Juniku e din kush po shëtitet me qanta plot me pare”.
> “Mos më shtini me fol për do sene që nuk folen… Krejt Juniku i njeh Ruzhdi Shehun dhe Agron Kuçin. Prandaj krejt junikasit e dinë se kush merret me këto punë. Krejt Juniku e din kush po shëtitet me qanta plot me pare. Edhe para 4 viteve të njëjtit janë shëtit me pare, mirëpo në fund i kanë humb edhe paret edhe pushtetin”, ka shkruar ai.
Knushi ka theksuar se qytetarët e Junikut “nuk blehen e as nuk shiten”, duke iu bërë thirrje subjekteve politike që të zhvillojnë fushatë të ndershme e me programe konkrete, e jo me akuza dhe shpifje.
“Mos u mundoni me njollos emrin dhe figurën e pastër të z. Ruzhdi Shehu. Prezantoni programin e juaj, bëni fushatë të ndershme dhe mos u mundoni që të përçani junikasit mes tyre, sepse në Junik jeta do të vazhdojë edhe pas 12 tetorit”, ka shtuar ai.
Në fund, Knushi ka shprehur bindjen se fitorja e Ruzhdi Shehut është “vetëm çështje ditësh apo orësh”, duke i uruar atij mandatin e dytë pa balotazh.
> “Fitorja e Ruzhdi Shehut tanimë është vetëm çështje e ditëve apo orëve. Urime të gjithve. Urime Ruzhdi Shehu mandati i dytë pa balotazh. Ju priftë e mbara në punë, sikurse në mandatin e parë”, përfundon reagimi i tij. /ORAinfo/
Postimi i plotë:
E pash një postim të AAK në Junik ku përmenden qantat me pare në kohë të fushatës zgjedhore, duke aluduar te LDK në Junik.
Mos më shtini me fol për do sene qe nuk folen… Krejt Juniku i njeh Ruzhdi Shehun dhe Agron Kuçin. Prandaj krejt junikasit e dinë se kush merret me këto punë. Krejt Juniku e din kush po shëtitet me qanta plot me pare. Edhe para 4 viteve të njëjtit janë shëtit me pare, mirëpo në fund i kanë humb edhe paret edhe pushtetin. A e dini pse? Sepse junikasit nuk blehen as nuk shiten. Juniku është vend i burrave të mëdhej. Të parët tanë na mallkojnë nëse na si junikas vijmë në një nivel të tillë të ulët.
Kështu që mos u mundoni me njollos emrin dhe figurën e pastër të z. Ruzhdi Shehu. Prezantoni programin e juaj, bëni fushatë të ndershme dhe mos u mundoni që të përçani junikasit mes tyre, sepse në Junik jeta do të vazhdon edhe pas 12 tetorit. Vetëm ndonjë person aty këtu do të kthehet në Gjakovë te zyret e veta.
Në fakt, unë mendoj që shumë më mirë do të bënte AAK në Junik që të fokusohet që nga tani në Gjakovë dhe në Deçan dhe të mos vazhdoj të merret fare me Junikun (të paktën jo me këso përpjekje të ulëta pa fakte apo argumente por vetëm me shpifje dhe akuza që nuk i bëjnë nder vlerave të Junikut).
Fitorja e Ruzhdi Shehut tanimë është vetëm çështje e ditëve apo orëve. Urime të gjithve. Urime Ruzhdi Shehu mandati i dytë pa balotazh. Ju priftë e mbara në punë, sikurse në mandatin e parë.