Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes
Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, viktima ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan sanduiçësh në Vevey, Vaud The post Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes appeared first on Albinfo.

Një 16-vjeçar u bllokua në një derë dyqani gjatë një tentative për të plaçkitur në një dyqan në Vevey VD natën e së premtes në të shtunë. Ai vdiq në vendngjarje.
Policia e Vaud-it e gjeti djalin pa jetë rreth orës 4 të mëngjesit, transmeton albinfo.ch. Ajo konfirmoi një raportim nga disa media. Trupi i tij ishte bllokuar në nivelin e qafës midis paneleve të një dere rrëshqitëse të një dyqani pranë stacionit të trenit.
Pavarësisht tentativave për ringjallje, adoleshenti vdiq në vend. Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, viktima ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan sanduiçësh, njofton policia të dielën në mëngjes për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Ai arriti të hapte derën rrëshqitëse elektrike të mbyllur dhe të shtynte pjesën e sipërme të trupit përpara se dera të mbyllej në zonën e qafës së tij, përcjell albinfo.ch. Policia supozon qartë se ishte një aksident. Një hetim ka nisur për të përcaktuar rrjedhën e saktë të ngjarjeve.
The post Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes appeared first on Albinfo.