Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë nga lista e të zhdukurve
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në një lokacion në Vushtrri. Sipas njoftimit, thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur. Komisioni tha se ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata “Martirët

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në një lokacion në Vushtrri.
Sipas njoftimit, thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.
Komisioni tha se ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata “Martirët e Lirisë” nga Vushtrria.
Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.
“Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombtar për Persona të Zhdukur”, u tha në njoftimin e KQPZh.