Gjendet pa shenja jete një person në Istog
Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Istog. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:40, policia është njoftuar se në drejtim të fshatit Çerkolez, një person gjendej pa shenja jete brenda një automjeti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe autoambulanca, ku është konstatuar se viktima ndodhej

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Istog.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:40, policia është njoftuar se në drejtim të fshatit Çerkolez, një person gjendej pa shenja jete brenda një automjeti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe autoambulanca, ku është konstatuar se viktima ndodhej në veturë, ndërsa pranë tij ishte edhe arma e zjarrit. Po ashtu, xhami i pasmë i automjetit ishte i thyer.