Gjendet pa shenja jete një person në kryeqytet

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e së dielës në një banesë në kryeqytet. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana. Ai tha se hetimet për rastin kanë nisur. “Dje rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit Mitrovica” në

Gjendet pa shenja jete një person në kryeqytet

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e së dielës në një banesë në kryeqytet.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana. Ai tha se hetimet për rastin kanë nisur.

“Dje rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, tha Pllana.