Gjeneva e Zvicrës, në qendër të vëmendjes për një samit Putin–Zelensky
Ideja e mbajtjes së një takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky po lidhet gjithnjë e më shumë me Gjenevën. Propozimi u hodh fillimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pas vizitës në Uashington deklaroi se “një vend neutral, si Zvicra , veçanërisht Gjeneva, do të ishte terreni i përshtatshëm […] The post Gjeneva e Zvicrës, në qendër të vëmendjes për një samit Putin–Zelensky appeared first on Albinfo.

Ideja e mbajtjes së një takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky po lidhet gjithnjë e më shumë me Gjenevën. Propozimi u hodh fillimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pas vizitës në Uashington deklaroi se “një vend neutral, si Zvicra , veçanërisht Gjeneva, do të ishte terreni i përshtatshëm për bisedime”.
Ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, konfirmoi sot se vendi është i gatshëm të marrë përsipër organizimin, duke theksuar rolin e gjatë të Zvicrës si ndërmjetëse neutrale dhe pozitën e Gjenevës si seli evropiane e Kombeve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, dilema kryesore mbetet urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Putinit, që sipas Statutit të Romës obligon Zvicrën ta arrestojë nëse ai hyn në territorin e saj. Cassis sugjeroi se mund të gjendet një zgjidhje përmes dhënies së një imuniteti të përkohshëm, për të mos e penguar procesin e mundshëm të paqes.
Nëse samiti realizohet, ai do të përbënte një hap të rëndësishëm në përpjekjet diplomatike dhe do ta vendoste sërish Zvicrën në epiqendrën e diplomacisë ndërkombëtare.
The post Gjeneva e Zvicrës, në qendër të vëmendjes për një samit Putin–Zelensky appeared first on Albinfo.