Gjeneva lancon aplikacion për të mbrojtur punëtorët nga vapa ekstreme

Me ardhjen e temperaturave përvëluese, shumë punëtorë që punojnë në ambiente të hapura, si në kantierë ndërtimi, rrezikohen seriozisht nga vala e të nxehtit. Për këtë arsye, Gjeneva ka krijuar një aplikacion inovativ që ndihmon kompanitë të mbrojnë punëtorët gjatë orëve më të nxehta. Në Gjenevë, punëtorët e ndërtimit marrin pushime 15-minutëshe çdo orë dhe […] The post Gjeneva lancon aplikacion për të mbrojtur punëtorët nga vapa ekstreme appeared first on Albinfo.

Gjeneva lancon aplikacion për të mbrojtur punëtorët nga vapa ekstreme

Me ardhjen e temperaturave përvëluese, shumë punëtorë që punojnë në ambiente të hapura, si në kantierë ndërtimi, rrezikohen seriozisht nga vala e të nxehtit. Për këtë arsye, Gjeneva ka krijuar një aplikacion inovativ që ndihmon kompanitë të mbrojnë punëtorët gjatë orëve më të nxehta.

Në Gjenevë, punëtorët e ndërtimit marrin pushime 15-minutëshe çdo orë dhe kanë gjithmonë ujë të freskët pranë, si masë mbrojtëse ndaj vapës së madhe. Megjithatë, që nga vera e kaluar, kantoni ka lancuar aplikacionin MeteoAtWork, i cili u rekomandon kompanive masat që duhet të marrin në ditët me rrezik të lartë për shëndetin.

Ky aplikacion tregon nivelin e stresit termik në kohë reale dhe këshillon për oraret e punës apo pushimeve shtesë. Në disa raste ekstreme, rekomandohet edhe ndërprerja e punës për të ruajtur shëndetin e punëtorëve, transmeton albinfo.ch.

Aplikacioni është zhvilluar pas verës përvëluese të vitit 2023, në bashkëpunim me punëdhënësit, sindikatat dhe organet inspektuese. Megjithatë, sindikata Unia shprehet se shumë kompani ende nuk e përdorin aplikacionin dhe nuk ua kanë shpërndarë punëtorëve.

Përveç ndërtimit, MeteoAtWork synon edhe profesione të tjera që punojnë në diell të drejtpërdrejtë, si kopshtarët apo punëtorët e zhvendosjeve. Në qershor 2025, aplikacioni u përditësua me sektorë dhe aktivitete të reja profesionale.

Ndërkohë, vala e të nxehtit në Zvicër vazhdon, me temperatura që nuk priten të bien nën 20°C gjatë natës, madje as pas reshjeve të dendura. Meteorologët parashikojnë një situatë të ngjashme edhe për ditët në vijim.

The post Gjeneva lancon aplikacion për të mbrojtur punëtorët nga vapa ekstreme appeared first on Albinfo.