Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve
Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në përkujtimet e 30 gushtit 2025 The post Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve appeared first on Albinfo.

Për çdo vit, më 30 gusht, bashkësia ndërkombëtare mobilizohet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, e njohur gjithashtu si Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen mbi fatin tragjik të atyre që janë rrëmbyer në rrethana të dhunshme, shpesh pa i njoftuar familjarët ose përfaqësuesit e tyre ligjorë për vendndodhjen ose fatin e tyre.
Që nga viti 2007, Koalicioni Ndërkombëtar kundër Zhdukjeve me Dhunë (ICAED), një rrjet global që bashkon organizata të familjarëve të të zhdukurve dhe OJQ, punon pandërprerë për ta bërë të njohur këtë ditë, për të organizuar fushata ndërgjegjësuese dhe për të promovuar ratifikimin universal të Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave kundër Zhdukjeve me Dhunë.
Në këtë kuadër, Shoqata Kulturore Dora d’Istria, e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në ruajtjen e kujtesës kolektive, në bashkëpunim me Lidhjen Shqiptare në Botë fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në përkujtimet e 30 gushtit 2025. Shoqata organizon rregullisht veprimtari kulturore dhe edukative për të ndërgjegjësuar publikun mbi shkeljet e të drejtave themelore.
Këtë vit, në bashkëpunim me disa partnerë institucionalë, shoqërorë dhe komunitarë, përfshirë Komisionin e Shiritave të Bardhë të Bosnjë-Hercegovinës, organizata nga Argjentina, Ukraina, si dhe Klubin për UNESCO-n, të Lozanës, shoqatën Yaffa dhe të tjerë, Dora d’Istria koordinon një seri iniciativash përkujtimore.
Në të njëjtën ditë, më 30 gusht, organizohet edhe në Bruksel një marsh për drejtësi, me të njejtën moto, si ajo në Gjenevë. Është fjala për një iniciativë të grave migrante shqiptare në Evropë.
Kjo ditë ka një domethënie të veçantë për popullin shqiptar, i cili mban ende plagët e zhdukjeve me dhunë të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë (1998–1999). Ajo përbën një mundësi për të dëgjuar zërin e familjeve të pikëlluara, për të nderuar viktimat dhe për të riafirmuar kërkesën për drejtësi.
Kujtimi i të zhdukurve mbetet thellësisht i ngulitur në memorien kolektive. Dhe, për fat të keq, këto krime vazhdojnë ende edhe sot, veçanërisht në Ukrainë, Palestinë dhe në vende të tjera të përfshira në luftë apo konflikte, ku fëmijë dhe civilë të të gjitha moshave vazhdojnë të bëhen viktima të rrëmbimeve.
Shoqata Kulturore Dora d’Istria dhe LSHB bëjnë thirrje për mobilizim solidar dhe për një angazhim të ripërtërirë për t’i dhënë fund kësaj shkeljeje të rëndë të të drejtave të njeriut, kudo që ndodh në botë.
Rreth Shoqatës Kulturore Dora d’IstriaShoqata Kulturore Dora d’Istria është një organizatë me seli në Gjenevë, e angazhuar në promovimin e të drejtave të njeriut, kulturës dhe kujtesës historike të popujve. Përmes veprimtarive të saj, shoqata synon të krijojë ura mes komuniteteve, të ndërgjegjësojë për shkeljet e të drejtave themelore dhe të promovojë drejtësinë, solidaritetin dhe paqen.
Partnerët Komisioni i Shiritave të Bardhë të Bosnje-Hercegovinës Shoqata Nunca Mas -Argentine Grupim nga Ukraina Klubi për UNESCO-n e Lozanës Shoqata Yaffa Ansambli “Vatra” Shoqata Kulturore “Ilirët” Shoqata “Vitia” Shoqata Rapsodët albinfo.ch (partner mediatik) Programi i ngjarjes për dy ditë (30 & 31 gusht 2025)E shtunë, 30 gusht 2025 :
– Marsh për drejtësi – Fjalime nga autoritetet – Ekspozitë me fotografi të viktimave – Performancë artistike – Homazh për të zhdukurit – Aperitiv, i shoqëruar nga një grup muzikorE diel, 31 gusht 2025 :
– Hapja e ekspozitës kolektive – Dëshmi nga familjarët e të zhdukurve – Tryezë e rrumbullakët – Mbyllja e ngjarjes Kontakti për mediaShoqata Kulturore Evropiane Dora d’Istria
Gjenevë
Kontakti: +41 79 607 46 74
www.dora-distria.ch
Sponzor medial: albinfo.ch
Më shumë informata në dokumentin në shtojcë:
final
The post Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve appeared first on Albinfo.