Gjenocidi i Srebrenicës, Haradinaj: Populli i Kosovës qëndron pranë familjeve të viktimave

Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë. Për këtë përvjetorë, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se mbi 8.000 burra e djem boshnjakë u vranë vetëm pse ishin të tillë. Ai shton se të vrarët kujtohen me dhimbje dhe nderim të thellë. “Populli i Kosovës qëndron pranë familjeve të viktimave, në

Gjenocidi i Srebrenicës, Haradinaj: Populli i Kosovës qëndron pranë familjeve të viktimave

Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë.

Për këtë përvjetorë, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se mbi 8.000 burra e djem boshnjakë u vranë vetëm pse ishin të tillë.

Ai shton se të vrarët kujtohen me dhimbje dhe nderim të thellë.

“Populli i Kosovës qëndron pranë familjeve të viktimave, në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë. Srebrenica është një plagë që nuk shërohet, por është edhe një thirrje që e keqja të mos përsëritet kurrë më.  Kurrë të mos harrojmë. Kurrë më!”, shtoi tutje Haradinaj.