Gjermani: Zbulohet pllaka përkujtimore e qeverisë së Kosovës në ekzil
Bëhet e ditur se në Bonn të Gjermanisë u zbulua sot pllaka përkujtimore në ndërtesën ku ishte e vendosur qeveria e Kosovës në ekzil në vitet 90-të, përcjell albinfo.ch. Qeveria e Kosovës e drejtuar nga i ndjeri Bujar Bukoshi, ka qenë në këtë godinë nga 1995-1999. Ceremia filloi me një minut heshtje, në nderim të […] The post Gjermani: Zbulohet pllaka përkujtimore e qeverisë së Kosovës në ekzil appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se në Bonn të Gjermanisë u zbulua sot pllaka përkujtimore në ndërtesën ku ishte e vendosur qeveria e Kosovës në ekzil në vitet 90-të, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga i ndjeri Bujar Bukoshi, ka qenë në këtë godinë nga 1995-1999.
Ceremia filloi me një minut heshtje, në nderim të Bujar Bukoshit, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë dhe është varrosur sot në Kosovë.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti tha se qëllimi i zbulimit të kësaj pllake përkujtimore ishte nderimi i të gjithë atyre që në kohërat më të rënda kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për mbijetesën e popullit të Kosovës dhe funksionimin e institucioneve të vendit.
“Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore – sot më 12 qershor për Ditën e Çlirimit të Kosovës – nuk është vetëm një akt simbolik. Është një akt mirënjohjeje dhe respekti – fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme që vepruan në kushte të jashtëzakonshme, si dhe për shtetin mik gjerman, i cili ishte i vetmi shtet që asokohe e lejoi funksionimin e Qeverisë në ekzil në territorin e tij”, theksoi Ajeti.
The post Gjermani: Zbulohet pllaka përkujtimore e qeverisë së Kosovës në ekzil appeared first on Albinfo.