Gjermania do të dërgojë sisteme të tjera Patriot në Ukrainë
Gjermania tha se së shpejti do të nisë dërgimin e dy sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, teksa Kievi po përballet me intensifikim të sulmeve ruse me dronë dhe raketa. Sistemet Patriot janë të prodhimit amerikan. Pas arritjes së një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, ushtria gjermane do të dorëzojë lëshues shtesë [...]Read More...

Gjermania tha se së shpejti do të nisë dërgimin e dy sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, teksa Kievi po përballet me intensifikim të sulmeve ruse me dronë dhe raketa.
Sistemet Patriot janë të prodhimit amerikan.
Pas arritjes së një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, ushtria gjermane do të dorëzojë lëshues shtesë të sistemit Patriot gjatë ditëve në vijim dhe do të furnizojë me komponentë të tjerë në dy-tre muajt e ardhshëm, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.
Në këmbim, Gjermania është pajtuar me Departamentin amerikan të Mbrojtjes që të jetë “shteti i parë” që do të marrë me përparësi sistemet Patriot të gjeneratës më të re.
Berlini aktualisht ka nëntë sisteme Patriot, teksa që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës i ka dërguar Kievit tri sisteme të tilla.
Dy Patriot të Gjermanisë momentalisht janë të stacionuar në juglindje të Polonisë, ndërkaq një tjetër po përdoret për të trajnuar ushtarët ukrainas.