Gjermania në një linjë me SHBA: Sulmi ndaj Iranit një lajm i mirë për Lindjen e Mesme dhe Evropën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius i përshkroi sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane si “lajm të mirë” për Lindjen e Mesme, por edhe për Evropën, duke thënë se ”operacioni ndihmoi në eliminimin e një kërcënimi të madh”. Duke folur në një intervistë me transmetuesin publik ARD, Pistorius tha se përshkallëzimi ushtarak nuk është kurrë [...]Read More...

Gjermania në një linjë me SHBA: Sulmi ndaj Iranit një lajm i mirë për Lindjen e Mesme dhe Evropën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius i përshkroi sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane si “lajm të mirë” për Lindjen e Mesme, por edhe për Evropën, duke thënë se ”operacioni ndihmoi në eliminimin e një kërcënimi të madh”.

Duke folur në një intervistë me transmetuesin publik ARD, Pistorius tha se përshkallëzimi ushtarak nuk është kurrë i dëshirueshëm.

”Megjithatë, nëse pretendimet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë të sakta”, tha ai, ”Irani kishte bërë përparim të konsiderueshëm drejt zhvillimit të një arme bërthamore”.

“Gjëja kryesore, besoj unë, është para së gjithash se një kërcënim i madh është eliminuar”, tha Pistorius.

Ai shtoi se eliminimi i këtij kërcënimi ishte “lajm i mirë për Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Afërt, por edhe për Evropën”.

I pyetur për legjitimitetin e sulmeve sipas ligjit ndërkombëtar, Pistorius tha se ”Izraeli kishte të drejtë për vetëmbrojtje” dhe se ”SHBA-ja ka marrë përgjegjësi në këtë rajon”