Gjermania zotohet se do ta paguajë pjesën që i takon për mbrojtje të Evropës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që samiti “historik” i NATO-s, që nis të martën në Hagë, synon të garantojë paqen në Evropë për gjeneratat e ardhshme. Merz i ka thënë Parlamentit të Gjermanisë disa orë para samitit se Putini vazhdon të [...]Read More...

Gjermania zotohet se do ta paguajë pjesën që i takon për mbrojtje të Evropës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që samiti “historik” i NATO-s, që nis të martën në Hagë, synon të garantojë paqen në Evropë për gjeneratat e ardhshme.

Merz i ka thënë Parlamentit të Gjermanisë disa orë para samitit se Putini vazhdon të jetë i vendosur që Ukraina duhet të jetë pjesë e Rusisë.

Ai është zotuar se Berlini do të paguajë “pjesën që i takon” për të mbrojtur Evropën.

Presidenti amerikan, Donald Trump është rrugë për në Hagë, për të marrë pjesë në samitin e parë të NATO-s prej vitit 2019, ku liderët pritet të zotohen se do të shpenzojnë 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshme në mbrojtje dhe 1.5 për qind shtesë në infrastrukturë të përafërt.