Gjimnazistët nisin marshimin në Shkodër, thirrje për bojkot të mësimit

Gjimnazistët nisin marshimin në Shkodër, thirrje për bojkot të mësimit

Një numër i ulët studentësh kanë dalë në protestë këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin.

Sipas pamjeve, të rinjtë po marshojnë në rrugët e qytetit, duke thirrur: “Shqipëria e krimit”, “Opozitë e shitur”, “Hiqni kapelet”, “Bashkohuni me ne” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Sipas raportimeve, universitetet në Shkodër nuk e kanë bojkotuar mësimin këtë të hënë, ndërsa të rinjtë që po marshojnë janë gjimnazistë.

Situata në këto momente paraqitet e qetë dhe nuk raportohen incidente.

The post Gjimnazistët nisin marshimin në Shkodër, thirrje për bojkot të mësimit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.