Lajm i mirë për të gjithë qytetarët që marrin ndihmë sociale dhe shtesa për fëmijët

Lajm i mirë për të gjithë qytetarët që marrin ndihmë sociale dhe shtesa për fëmijët

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton se sot, më 5 tetor 2026, ka nisur zyrtarisht pagesa e mjeteve nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin shtator.

Të gjithë përfituesit në Maqedoninë e Veriut që zotërojnë kartela debitore mund t’i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, si dhe t’i përdorin ato për pagesa me kartelë në pikat e vendit apo përmes shërbimeve të bankimit elektronik dhe mobil.

Ndërkaq, qytetarët që nuk përdorin kartela bankare mund t’i tërheqin mjetet e tyre drejtpërdrejt në sportelet e filialeve dhe ekspoziturave të bankave. Po ashtu, nga ministria bëjnë të ditur se përgatitjet për lëshimin e Shtesës Prindërore janë në vijim e sipër dhe kjo e drejtë do të realizohet gjatë periudhës së ardhshme.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.