Gjuha shqipe në diasporë, sfidat në 15 vitet e fundit, angazhimi për të mbajtur gjallë gjuhën amtare

Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët e diasporës vazhdon ende të përballet me sfida. Shtimi i vullnetarëve për mbajtjen gjallë të gjuhës amtare e ka rritur vetëdijesimin e emigrantëve, por kjo nuk e ka ndalur rënien e numrit të tyre përgjatë 15 viteve të fundit. Vaxhid Sejdiu anëtar i këshillit koordinues të diasporës flet për […] The post Gjuha shqipe në diasporë, sfidat në 15 vitet e fundit, angazhimi për të mbajtur gjallë gjuhën amtare appeared first on Albinfo.

Gjuha shqipe në diasporë, sfidat në 15 vitet e fundit, angazhimi për të mbajtur gjallë gjuhën amtare

Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët e diasporës vazhdon ende të përballet me sfida. Shtimi i vullnetarëve për mbajtjen gjallë të gjuhës amtare e ka rritur vetëdijesimin e emigrantëve, por kjo nuk e ka ndalur rënien e numrit të tyre përgjatë 15 viteve të fundit. Vaxhid Sejdiu anëtar i këshillit koordinues të diasporës flet për angazhimin e madh në këtë drejtim, për sa u takon disa prej kantoneve në Zvicër.

“Ka pasur rënie, por këto 4 vitet e fundit është punuar shumë në këtë drejtim”, thotë ai.

Sejdiu thotë se funksionimi i një klase kërkon disa muaj përgatitje duke nisur nga kërkesa në drejtorinë e shkollës zvicerane e deri tek njoftimi i prindërve në forma të ndryshme.

“Është ndryshe nga Gjermania sepse ne jemi te integruar në shkollën zvicerane”.

Në shkollat ku mësohet Gjuhë dhe Letërsi shqipe, kërkesa nuk vjen vetëm nga fëmijë të lindur nga prindër shqiptar dhe të rritur larg atdheut, por edhe nga vetë zviceranët.

“Zviceranët që janë martuar me shqiptarë, ose zviceranë për arsye biznesi”, thekson më tej Sejdiu.

Nga eksperienca shumëvjeçare si mësues i gjuhës shqipe Sejdiu vë re se mungesa e mësimit të shqipes shpesh bëhet pengesë për kthimin e fëmijëve të diasporës në Shqipëri.

“Kthehet në pengesë pasi ata mbarojnë shkollën por nuk dinë gjuhën shqipe”, tha ai.

Sejdiu pohon se deri tani nuk ka mungesë të teksteve shkollore as nga Ministria e Arsimit nga Shqipëria as nga ajo kosovare, ndërsa liston disa kërkesa.

”Nuk kemi pasur mungesa, por duam 1,2, 3”, shton më tej.

Pak ditë më parë nxënës të gjuhës shqipe nga diaspora vizituan ambientet e RTSH. Një nisme kjo nga Agjencia Kombëtare dhe Qendra e Botimeve të Diasporës, në kuadër një turi  disaditor në Shqipëri pjesë e programit shkolla verore “Jam shqiptar’/rtsh

 

 

The post Gjuha shqipe në diasporë, sfidat në 15 vitet e fundit, angazhimi për të mbajtur gjallë gjuhën amtare appeared first on Albinfo.