Gjykata jep vendimin: Ku do të shkojë Marina Fara

Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, do ta vuajë masën e arrestit në banesë. Ajo u ndalua dy ditë më parë në Vorë, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjetën 4.4 gramë kokainë. Gjykata e Tiranës e konsideroi të ligjshëm ndalimin, por duke marrë parasysh sasinë e vogël të lëndës narkotike dhe […]

Gjykata jep vendimin: Ku do të shkojë Marina Fara

Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, do ta vuajë masën e arrestit në banesë. Ajo u ndalua dy ditë më parë në Vorë, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjetën 4.4 gramë kokainë.

Gjykata e Tiranës e konsideroi të ligjshëm ndalimin, por duke marrë parasysh sasinë e vogël të lëndës narkotike dhe pretendimet e 39-vjeçares se e mbante për përdorim vetjak, vendosi që ajo të mos qëndrojë më në qeli.

Në njoftimin për media, Policia e Tiranës bëri të ditur se: “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë iu gjet një sasi e dyshuar narkotike kokainë.”

Para hetuesve, Marina Fara ka pranuar posedimin e lëndës narkotike dhe ka deklaruar se e kishte vetëm për përdorim personal. Megjithatë, dyshimet e uniformave blu mbeten, pasi mendohet se droga mund të jetë mbajtur edhe për qëllime tregtimi, ndaj dhe ndalimi i saj nuk është konsideruar i rastësishëm.