Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, Grubi mbetet në arrest shtëpiak

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, Grubi mbetet në arrest shtëpiak

Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, me mbikëqyrje policore 24 orë, përcjell TV21. Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase sigurie, ndërsa Gjykata Penale e ka pranuar kërkesën.

Grubi u kthye në vend më 23 shkurt të këtij viti pas 14 muajsh në arrati. Për arsye sigurie, ndaj tij ishte caktuar arrest shtëpiak dhe jo paraburgim efektiv. Ai u ndalua në orët e hershme të mëngjesit në pikën kufitare Bllacë.

Ish-zëvendëskryeministri akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Sipas hetimeve, ai së bashku me ish-drejtorin e Lotaria Shtetërore, Perparim Bajrami, kanë porositur aparate VLT dhe kanë përvetësuar rreth 8.2 milionë euro fonde shtetërore.

Grubi u largua nga Maqedonia në vitin 2024, pas çka ndaj tij u lëshua urdhër ndërkombëtar kërkimi.

The post Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, Grubi mbetet në arrest shtëpiak appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit:infoshqip.com
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.